AKTUALITET, 16 August 2026, 15:39

Flakët përfshijnë ullishten në Cërrik, zjarrfikësit neutralizojnë rrezikun pranë banesave

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një parcelë me ullinj në Lagjen Nr. 1, në periferi të Cërrikut.  Per shkak të përmasave dhe afërsisë me banesat, në terren u angazhuan forca dhe mjete të shumta zjarrfikëse.

Situata aktualisht është nën kontroll dhe po punohet për shuarjen e plotë të zjarrit dhe parandalimin e riaktivizimit. 

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa vijon monitorimi i zonës për të shmangur përhapjen e flakëve.