LIFESTYLE, 27 Prill 2023, 16:50

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare legjenda e televizionit

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta në

Prezantuesi legjendar Jerry Springer ka humbur jetën në moshën 79-vjeçare. Ishte familja e tij që dha lajmin e hidhur, ndërsa konfirmoi se prezantuesi ndërroi jetë ‘i qetë’ në shtëpinë e tij në Çikago.

Ata thanë se ai ishte diagnostikuar me kancer disa muaj më parë, ndërsa javët e fundit shëndeti i tij u përkeqësua shumë.

“Aftësia e Jerry-t për t’u lidhur me njerëzit ishte në qendër të suksesit të tij në gjithçka që ai u përpoq, qoftë kjo politikë, transmetim apo thjesht shaka me njerëzit në rrugë që donin një foto apo një fjalë. Ai është i pazëvendësueshëm dhe humbja e dhemb pa masë, por kujtimet e intelektit, zemrës dhe humorit të tij do të mbeten të gjalla”, thuhet në deklaratën e familjes.