LIFESTYLE, 22 Prill 2023, 18:00

Sopranoja Ermonela Jaho shënon një tjetër sukses! Merr çmimin “Artistja e Vitit” nga International Classical Music Awards

Sopranoja Ermonela Jaho shënon një tjetër sukses! Merr

Një tjetër sukses për sopranon shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho. Sopronoja është nderuar me çmimin e rëndësishëm “Artistja e Vitit” nga ‘International Classical Music Awards’. Lajmin e ka bërë të ditur artistja, e cila përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se është e nderuar që është vlerësuar me këtë

“E nderuar që jam zgjedhur « Artisti i Vitit « (Nga International Classical Music Awards)

“Me bukurinë unike të zërit të saj të lavdishëm, të udhëhequr në mënyrë të sigurt dhe shkëlqyes vezullues, Ermonela Jaho magjeps me estetikën e saj të pastër vokale. Por kjo është vetëm njëra anë e artit të madh të këngëtares, tjetra është prania e saj teatrale elektrizuese. Pak këngëtarë e arrijnë një të tillë. Shkallë e lartë e identifikimit me rolet e tyre, një vërtetësi kaq totale dhe emocion thellësisht prekës. Pasi del në skenë, Ermonela Jaho hedh si një mantel personalitetin e saj dhe mishëron plotësisht personazhin që duhet të interpretojë.”

Faleminderit ♥️”, ky është mesazhi i publikuar në Facebook-un e Jahos.

Kujtojmë që sopranoja është anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Pas diplomimit nga Liceu Artistik “Jordan Misja”, ajo vazhdoi studimet në Akademinë e Arteve po në Tiranë. Më vonë, Ermonela u përzgjodh si zëri më i mirë në një konkurs të organizuar nga sopranoja italiane, Katia Riçiarelli në Shqipëri.

Pas këtij konkursi ajo vendoset në Itali, ku fillon të studiojë në akademinë e Mantovës. Më pas, ajo ndjek studime muzikore në Akademinë Kombëtare të Santa Cecilia, në Romë. Ajo vazhdon të ushtrojë karrierën e saj jashtë Shqipërisë, ku është kthyer në një nga zërat më të njohur si në Itali, ashtu edhe në vendet e tjera të botës.