LIFESTYLE, 20 Prill 2023, 12:48

Eklipsi i rrallë diellor “zhyt” Australinë në errësirë, mijëra njerëz shijojnë momentin emocionues

Eklipsi i rrallë diellor “zhyt” Australinë në

Një eklips i rrallë diellor ka emocionuar mijëra njerëz që u dyndën në në qytetin bregdetar të Exmouth në Australinë veriperëndimore për të shijuar këtë moment të rrallë.

Qielli u errësua për rreth 60 sekonda, kur Hëna lëshoi një hije 40 km të gjerë mbi zonë.

Eklipsi total i diellit ishte pjesë e një eklipsi të rrallë hibrid, i cili ndodh vetëm disa herë në shekull. Ky eklips filloi në Oqeanin Indian në lindjen e diellit dhe përfundon në perëndimin e diellit në Paqësor.

Disa vende panë një eklips të plotë diellor. Të tjerë panë atë që njihet si një eklips diellor unazor, ku Hëna është shumë e vogël për të bllokuar plotësisht të gjithë Diellin ose eklipse të pjesshme.

Eklipsi i fundit diellor hibrid ishte në nëntor 2013, dhe NASA pret tjetrin në 2031.