LIFESTYLE, 19 Prill 2023, 21:40

Revista kritikohet ashpër për “intervistën ekskluzive” me Michael Schumacher

Revista kritikohet ashpër për “intervistën

Një revistë gjermane është kritikuar dhe cilësuar si 'idiote' pasi promovoi një 'intervistë ekskluzive' me Michael Schumacher në coveri-n e saj të fundit. Më vonë u zbulua se citimet e rreme u krijuan nëpërmjet Inteligjencës Artificiale.

Schumacher pati një aksident me ski në dhjetor 2013 dhe u fut në gjendje kome. Që atëherë ai nuk është shfaqur publikisht.

Ish-piloti i Formula 1, i cili fitoi shtatë kampionate botërore, është në kujdesin e një ekipi mjekësor dhe gruas së tij.

Në fund të artikullit, revista pranon se citimet janë të rreme dhe se nuk ka folur me Schumacher apo dikë nga familja e tij: 

"Intervista ishte online, në një faqe që ka të bëjë me inteligjencën artificiale”.

Menjëherë, fansat dhe ekspertët e komunikimit dënuan artikullin, duke e cilësuar “të turpshëm”.

Gruaja e tij, Corinna Schumacher, kurrë nuk ka dhënë detaje për situatën e kampionit legjendar, por në një dokumentar për të, në vitin 2022, tha: “Michael është këtu. I ndryshuar, por këtu. Kjo gjë na jep forcë. Jemi bashkë të gjithë, jetojmë bashkë të gjithë. Bëjmë terapi dhe çdo gjë që ta përmirësojmë Michaelin dhe ta bëjmë të ndihet mirë. Michael thonte gjithmonë që gjërat private duhet të mbeten private. Është e rëndësishme për mua që ai të vazhdojë ta shijojë privatësinë e tij. Michael gjithmonë na mbronte neve dhe tani jemi ne ata që po mbrojmë Michael”.