LIFESTYLE, 22 Prill 2023, 19:59

Seriali Kleopatra shkaktoi bujë në rrjet, pse Netflix po bllokon komentet?

Seriali Kleopatra shkaktoi bujë në rrjet, pse Netflix po bllokon

Seriali “Mbretëreshë Kleopatra”, i cili po shfaqet në Netflix, ka shkaktuar një zhurmë të madhe në rrjet.

Ky serial tregon jetën e mbretëreshës së Egjiptit, që përfaqësohet nga aktorja, Adele James, e cila është me ngjyrë. Kjo duket se nuk iu ka pëlqyer shumë njerëzve, të cilët po akuzojnë platformën se po shtrembëron historinë dhe se zgjedhja e aktores është bërë për arsye komerciale. Gjithashtu, Netflix u padit për shkelje të ligjeve të medias në Egjipt.

Pas këtyre reagimeve, që kanë qenë të shumta, Netflix duket se është detyruar të çaktivizojë komentet në trailerin e ri të ‘Mbretëreshës Kleopatra’. Kujtojmë se seriali dokumentar nuk është transmetuar ende, por nga traileri është e qartë se monarkja është portretizuar si një grua me ngjyrë. Një nga personat që flet në trailerin e shkurtër thotë: “Mbaj mend që gjyshja ime më tha: “Nuk më intereson çfarë mësojnë në shkollë, Kleopatra ishte e zezë”.

Pikërisht për këto arsye, avokati Mahmoud Al-Shemari nga Egjipti hodhi në gjyq platformën e famshme të transmetimit, duke kërkuar çaktivizimin e serialit dhe duke pretenduar se po përpiqet të fshijë historinë egjiptiane.

Në deklaratën që ka bërë ai thotë: “Është vërejtur se në periudhën e fundit platforma Netflix transmeton materiale vizuale dhe përmbajtje që cenojnë kontrollin e përmbajtjes së medias, gjë që jemi mësuar në shoqëritë arabe dhe lindore në të gjitha vendet e rajoni arab dhe islamik, si dhe ajo që shfaq kjo platformë është në kundërshtim me vlerat dhe parimet e kulturës islame dhe veçanërisht egjiptiane”.

Ndërsa, edhe pse ka kaq shumë reagime kritike për këtë serial, duket se Netflix do ta shfaqë premierën e plotë të “Queen Cleopatra” më 10 maj.  Në rolet kryesore janë Adele James, Craig Russell dhe Jada Pinkett Smith.