TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mediat serbe kanë reaguar në lidhje me kualifikimin e Shqipërisë në Euro Eurovision 2023. Kjo këngë duket se ka tërhequr vëmendjen e medias serbe, Blic.rs e cila i ka kushtuar një artikull Albinës dhe familjes Kelmendi. Media serbe e ka quajtur 'skandal' fjalimin e këngëtares Albina Kelmendi, e cila përmend 'Shqipërinë e Madhe'.
"Ne jemi të një gjaku, të së njëjtës nacionalitet, Kosova dhe Shqipëria janë si vëlla dhe motër dhe ne kemi një nënë që është Shqipëria e Madhe,", - citohen në shkrim fjalët e përfaqësueses së Shqipërisë.
Më pas në artikull jepen detaje nga përfaqësuesi i Serbisë, Luke Black i cili do të konkurrojë me këngën “Samo mi se spava”. Shkrimi mbyllet me listën e dhjetë finalistëve, ku edhe në renditje e para listohet Serbia.