LIFESTYLE, 15 Prill 2023, 21:48

Raketa më e madhe në botë nga SpaceX do të niset në orbitë më 17 prill, ja ku mund ta ndiqni këtë ngjarje historike

Raketa më e madhe në botë nga SpaceX do të niset në

SpaceX pritet ta lansojë për herë të parë raketën Starship më 17 prill, njëherësh raketa më e madhe në botë, dhe e tërë vëmendja globale do të shtrihet në këtë ngjarje historike ku do të transmetohet drejtpërsëdrejti në internet nga kompania.

Fluturimi i parë testues orbital i raketës Starship, nga SpaceX pritet të bëhet nga objekti Starbase i kompanisë pranë fshatit Boca Chica në Teksasin e Jugut jo më herët se të hënën, 17 prill.

Nisja planifikohet në orën 8 të mëngjesit por me kohën tonë do të jetë ora 14.00 e pasdites.

Ju mund ta shihni lansimin e raketës në YouTube në kanalin zyrtar të kompanisë SpaceX.

“Sukses ndoshta, emocion i garantuar”, tha themeluesi i SpaceX, Elon Musk pasi kompania siguroi licencën për lëshimin e Starship nga Administrata Federale e Aviacionit.