LIFESTYLE, 17 Prill 2023, 17:45

"Kjo thjesht ta shpif", Bebe Rexha: Po punoj me veten, por më pëlqen të ha

"Kjo thjesht ta shpif", Bebe Rexha: Po punoj me veten, por më

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, i ka githmonë e në rritje sukseset e saj në muzikë.

Por fatkeqësisht, bashkë me rritjen e saj në karrierë duket se paralelisht ka ndodhur edhe rritja në peshë, pasi ajo duket shumë më ndryshe tani se në fillim të karrierës.

Nga një vajzë me trup e bel të hollë, Bebe Rexha me kalimin e viteve shtoi kilogramë, duke u dukur herë pas here më seksi, por së fundmi duket se pesha ka tejkaluar përmasat e të zakonshmes në trupin e saj.

E vetëdijshme për ndryshimet që ka pësuar, këngëtarja emri i vërtetë i së cilës është Bleta Rexha ka bërë një kërkim në TikTok me shkrimin “Pesha e Bebe Rexhës”, ku ka parë disa nga komentet e fansave të saj, të cilat më pas i ndau me ndjekësit në Twitter.

“Të shohësh atë kërkim është shumë shqetësuese. Unë nuk jam e mërzitur sepse është e vërtetë. Po, kam shtuar në peshë. Por kjo thjesht ta shpif. Faleminderit të gjithë njerëzve që më duan pa marrë parasysh çfarë”, Rexha në Twitter.

Ndërkohë një nga komentet e dukshme që i kishin bërë këngëtares, ishte një fanse që kishte shkruar: “E dua atë për faktin se është kaq unike dhe reale, ajo e do veten e saj brenda dhe jashtë dhe ne mund ta shohim këtë”.

Më tej, interpretuesja e hitit “Meant To Be” publikoi një tjetër status në Twitter, ku shkruante: “Unë gjithmonë kam vuajtur me peshën time. Një bushtër që i pëlqen të hajë”.

Lidhur me këtë shqetësim të saj një fans i kishte shkruar: “Për aq kohë sa ju jeni e lumtur nuk ka rëndësi! Mos e merakosni veten dhe të humbisni lumturinë tuaj”.

Dhe kësaj këshille, artistja me origjinë shqiptare i është përgjigjur duke shkruar: “Unë jam duke punuar në veten time çdo ditë. Thjeshtë jam pak e dekurajuar tani”.

Bebe Rexha përndryshe ka paralajmëruar se më atë 28 prill do të publikojë albumin e saj më të ri, njëherësh të tretin në karrierën e saj, me titull “Bebe”.