BALLKAN, 5 Mars 2023, 14:22

Zjarr në një apartament në Serbi, humbin jetën 4 fëmijë

Zjarr në një apartament në Serbi, humbin jetën  4

Shpërthimi i zjarrit në një banesë në Serbi ka lënë të vdekur 4 fëmijë si dhe janë plagosur rëndë prindërit e tyre. Policia ka njoftuar se banesa u përfshi nga flakët rreth orës 7 të mëngjesit në qytetin serb Novi Pazar, rreth 200 kilometra në jugperëndim të Beogradit.

Nuk dihen ende arsyet që shkaktuan zjarrin teksa zjarrëfikset kanë mbërritur në vendngjarje brenda pak minuatash. Në deklaratat e bëra nga autoritetet Serbe njëri prej fëmijëve humbi jetë gjatë rrugës për në spital.

Sipas mjekëve fëmijët me shumë gjasë kanë humbur jetën nga mbytja pasi prania e monoksidit të karbonit ishte e lartë. Babai i fëmijëve ka mbetur i plagosur rëndë dhe sipas mediave serbe ai  ka djegie të shkallës së dytë, të tretë dhe të katërt në 45% të sipërfaqjes së trupit.

Në gjëndje të rëndë është edhe mamaja e fëmijëve e cila si pasojë e zjarrit ka të djegur rreth 18% të trupit. Babai i fëmijës ka tentuar të hynte në dhomën e fëmijëve për ti shpëtuar ato nga taraca por nuk ka mundur pasi dera ishte bllokuar.

Policia dhe Zjarrfikëset kanë deklaruar se në momentin e mbërritjes në vendngjarje zjarri kishte avancuar në të gjithë banesën.