BALLKAN, 3 Mars 2023, 23:09

Viktima e parë e aksidentit tragjik në Greqi, nëna e re përcillet me lot dhe britma (VIDEO+FOTO)

Viktima e parë e aksidentit tragjik në Greqi, nëna e re

Në një atmosferë pikëllimi pasditen e së premtes është bërë varrimi i viktimës së parë nga aksidenti i trenit në Tempi, ai i 34-vjeçares Athena Katsara. Nëna e re e një fëmije të vogël, e cila ndodhej me të shoqin në trenin fatal, u identifikua mbrëmë dhe po prehet sot në vendlindjen e saj, Katerini, para të afërmve dhe miqve të shkatërruar.

Trupi i saj mbërriti herët pasdite në Kishën e Shenjtë të Agia Anna-s në një arkivol të bardhë. Situatë e rënduar në “lamtumirën” e fundit, me nënën e të resë që qante duke bërtitur se nuk dëshiron të shohë çfarë ka brenda arkivolit.

“Nuk mund të jetë fëmija im, është e padrejtë”. Pranë saj, të afërmit e saj, babai, motra dhe vëllai, gjyshi dhe gjyshja. Në kishë kishte edhe persona të Kryqit të Kuq, të cilët ishin kërkuar nga familja, për të kontribuar në çdo emergjencë që mund të shfaqet.

Çifti ndodheshin në vagonin e tretë dhe, sipas dëshmitarëve, Athena u largua nga vendi për të marrë kafe nga mensa në vagonin e dytë të trenit, i cili u përfshi nga flakët dhe u shndërrua në një masë hekuri pa formë, pasi dy trenat u përplasën dhunshëm. Bashkëshorti i Athenas ndodhet i shtruar në spitalin e Larisës.

Të pranishëm në varrim ishin sportistë dhe anëtarë të klubit sportiv “Pierikos”, me ngjyrat e të cilit luan si futbollist vëllai i saj i vogël.