BALLKAN, 5 Mars 2023, 11:21

Aksidenti tragjik në Greqi/ Shefi i Stacionit: Kam 35 arkivole në shpinë

Aksidenti tragjik në Greqi/ Shefi i Stacionit: Kam 35 arkivole në

Greqia vijon të jetë ende nën dhimbjen që la pas tragjedia e përplasjes së dy trenave ku mbetën të vdekur të paktën 57 persona. Sipas detajeve të reja, mësohet se shefi i Stacionit të Larisës ishte në gjëndje të rëndë psikologjike pas arrestimit nga tragjedia e ndodhur në Tempi.

Mediat greke kanë thënë se 59 vjeçari ka shpërthyer para autoriteteve në momentin e arrestimit duke thënë se mban 35 arkivole mbi shpinë.

Sipas dëshmive të tjera mësohet se vetëm një orë përpara ngjarjes, Shefi i Stacionit të Larisës kishte ngatërruar edhe linjat e dy trenave të tjerë por kishte mundur të ndalonte fatkeqësinë.

Diçka e tillë është pranuar edhe vetë nga 59 vjeçari përpara hetuesve. Të tjera dëshmi tregojnë gjithashtu edhe se njëri nga shoferët e trenave që u përplas tentoi të telefononte disa minuta përpara tragjdisë shefin e hekurudhës për ta pyetur atë se nëse ishte në linjën e duhur.

Shefi i stacionit iu drejtua prokurorisë mëngjesin e kësaj të diele ku pritet të kërkojë falje  mbi ngjarjen pas dëshmive që dha edhe  ditën e shtunë.