AKTUALITET, 22 October 2026, 13:52

Refuzimi/ Protestuesit mbërrijnë para Kryeministrisë, përmbysin 6 stolat prej guri të vendosur për dialog! Thirrje për dorëheqjen e Ramës

Refuzimi/ Protestuesit mbërrijnë para Kryeministrisë,

Me të mbërritur përballë Kryeministrisë, grupi i protestuesve refuzuan sërish kërkesën për dialog të kryeministrit Rama, duke hequr stolat prej guri që u vendosën sot para kryeministrisë me thirrjen për dialog me protestuesit.

Të 6 gurët e vendosur në trotuar u përmbysën dhe u shtynë në rrugë ndërkohë që protestuesit përsëritën thirrjen për dorëheqjen e kryeministrit. 

Protestuesit vijojnë të shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisë, ndërsa kërkesat e tyre lidhen me largimin e Edi Ramës.

Edhe më parë, kur kryeministri vendosi karrige, sërish studentët refuzuan, duke thyer karriget.

Ata janë të vendosur deri në largimin e kreut të qeverisë, ndërsa thonë se nuk kanë çfarë të diskutojnë.

Refuzimi/ Protestuesit mbërrijnë para Kryeministrisë,