TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka komentuar situatën politike në Shqipëri dhe protestat e studentëve, që vijojnë prej më shumë se një jave në Tiranë, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Në një intervistë për mediat vendase, Vuçiç tha se Rama gaboi dhe se është përpjekur për t’i qetësuar për një kohë të gjatë protestuesit.
Gjatë një interviste në emisionin “Prva Tema”, në televizionin serb TV Prva, Vuçiç foli për mënyrën se si Rama po përballet me protestat, duke deklaruar se kryeministri është treguar tepër i butë me protestuesit.
Sipas presidentit serb, ky qëndrim mund të ketë pasoja politike për Ramën, i cili rrezikon të humbasë zgjedhjet nëse situata vijon në këtë mënyrë.
Sipas Vuçiç, Rama do ta ketë të vështirë që të fitojë nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
“Rama bëri një gabim. Edi besoi më gjatë se unë se mund t’i qetësonte me diçka. Dhe gaboi. Ai e humbi kohën kot.
Nëse e detyrojnë të thërrasë zgjedhje, do të jetë e vështirë për të t’i fitojë ato. Plotësisht irracionale, sepse ai është një nga burimet më të mëdha të Shqipërisë.”, është shprehur ai.