BALLKAN, 5 Mars 2023, 09:25

Përplasja e dy trenave në Greqi, protesta në disa qytete kryesore

Përplasja e dy trenave në Greqi, protesta në disa qytete kryesore

Protesta të reja po organizohen në shumë zona të Greqisë pas tragjedisë së Tempes. Konkretisht, protestat do të zhvillohen në Athinë, Selanik dhe qytete të tjera.

Në tubimin qendror, i cili do të mbahet në orën 11:00, në Sintagmë, janë ftuar edhe sindikatat e hekurudhave. Në protesta do të marrin pjesë edhe punëtorët e metrosë me një grevë të paralajmëruar për sot.

Trenat do të lëvizin vetëm nga ora 9 e mëngjesit deri në 16:00 për të transportuar protestuesit.

Në orën 11:30 do të mbahet miting edhe në Selanik. Duhet theksuar se tubime të ngjashme janë thirrur edhe në qytete të tjera.