BALLKAN, 4 Mars 2023, 10:08

Hodhi veten në erë përpara gjykatës, detaje nga shpërthimi në Podgoricë

Hodhi veten në erë përpara gjykatës, detaje nga

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Gjykatën e Podgoricës në Mal të Zi, ku si pasojë e shpërthimit të një granate, humbi jetën një person dhe u plagosën disa të tjerë.

Media malazeze, Vijesti shkruan se 39-vjeçari Mladen Bulatoviç e aktivizoi granatën teksa po dilte nga ndërtesa e gjykatës, pak sekonda pasi kishte hyrë brenda. Për shkak të shpërthimit, Bulatoviç vdiq në vend.

Inspektorët e policisë së Podgoricës dhe ekspertët e mjekësisë ligjore nga Danilovgrad kanë kaluar me orë të tëra duke kryer hetime në vendin e ngjarjes.

Sfida e tyre kryesore është që të përcaktojnë se çfarë ose kush e detyroi Bulatoviçin të aktivizojë bombën në derën e ndërtesës ku ndodhet Gjykata dhe Prokuroria Themelore e Podgoricës.