TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ka nisur bisedimet me protestuesit pas tensioneve në Veri të Kosovës.
Mësohet se pjesëtarët e KFOR-it kanë propozuar që të largohet një pjesë e forcave të policisë së Kosovës në mënyrë që të bëhet shpërndarja e protestuesve, raporton Telegrafi por pala serbe nuk ka pranuar këtë propozim.
Serbët kanë kërkuar që tërheqja e tyre do vijë vetëm pasi të largohen të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe të qëndrojë vetëm KFOR, në mënyrë që ata të shpërndahen.
Pavarësisht propozimit të KFOR, serbët kanë vazhduar protestën para komunave në Veri dhe kanë tentuar që të hyjnë dhunshëm në komunën e Zveçanit ku policia e Kosovës ka ndërhyrë menjëherë.