BALLKAN, 3 Mars 2023, 18:50

Deputetja e opozitës imiton në Kuvend Albin Kurtin: I çojshe krahtë si shqiponjë, dreqi të hangtë (VIDEO)

Deputetja e opozitës imiton në Kuvend Albin Kurtin: I çojshe

Ganimete Musliu në seancën parlamentare në Kuvendin e Kosovës ka imituar Albin Kurtin. “A të kujtohet Albin kur vije dhe i qoje krahët si shqiponjë?”, i drejtohet ajo Kurtit teksa e imiton.

Musliu u shpreh: Çfarë po bën sot Albin? Dreqi të hëngërt nuk e le asnjë qershi pa ngrënë, asnjë qershi nuk do me lënë. Pse more Albin?
Ganimete Musliu: Doja të them shumë gjëra sot por nuk po di cilit Albin ti flas e cilit Albin ti bëj pyetje. A me i bërë pyetje Albinit shokut të Astrit Deharit, Mod Balajt e Arben Xheladinajt a ti bëj pyetje këtij Albinit këtu të kurosur, me 40 kollare, me trupëroja e kështu me radhë. Unë nuk di cilit ti bëj pyetje por ndoshta më mirë është ti bëj pyetje këtij të hekurosurit. A po të vjen marre kur e dëgjon veten? Mua do të më kishte ardhur marre kur e kam parë veten kështu. A të kujtohet Albin kur vije dhe i qoje krahët si shqiponjë? Në atë kohë thoje “Po bëni seanca natën, po i tuteni popullit”. Çfarë po bën sot Albin? Dreqi të hëngërt nuk e le asnjë qershi pa ngrënë, asnjë qershi nuk do me lënë. Pse more Albin?