BALLKAN, 3 Mars 2023, 18:24

“Më telefono kur të arrish”- Mijëra studentë në Greqi në protestë pas aksidentit tragjik: Fajtorët të vihen para përgjegjësisë

“Më telefono kur të arrish”- Mijëra studentë

Mijëra të rinj në Greqi kanë protestuar në lidhje me aksidentin tragjik hekurudhor që i mori jetën 57 personave pak ditë më parë.

Jo shumë larg spitalit të Larisës, ku u dërguan disa nga të plagosurit menjëherë pas aksidentit tragjik, mijëra studentë janë mbledhur në protestë me thirrjet: “Ti nuk mbërrite në kohë, ne do të hakmerremi për ty”.

Protestat u zhvilluan edhe në qendër të Athinës. Një e re e cila studion mësuesi u shpreh se kjo ngjarje i ka tronditur të gjithë. Ajo tha se mund të kishte qenë edhe ajo në tronditën kur ndodhi aksidenti tragjik.

Studentët mbanin në duart tullumbace të bardha ku shkruhej mesazhi “Më telefono kur të arrish”, për të shprehur pikëllimin për jetët e humbura që nuk mbërritën kurrë në destinacion.

“Sot nuk është një ditë e zakonshme. Ne po dalim në rrugë për të kërkuar që njerëzit të vihen para përgjegjësisë dhe të mos fshihet asnjë e dhënë për tragjedinë”, tha kreu i shoqatës studentore.