TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me tensione të forta, pasi deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren që në nisje të punimeve. Gjatë përplasjes, deputeti i PD-së, Flamur Noka, i ka hequr me forcë mikrofonin Taulant Ballës, ndërsa situata është përshkallëzuar më tej me përplasje fizike mes Nokës dhe deputetëve socialistë. Deputetët e opozitës kanë goditur edhe tavolinat, duke penguar zhvillimin normal të seancës.
Tensionet janë shtuar teksa mazhoranca po vijonte procedurat e votimit pa diskutime. Në këto momente, Flamur Noka ka tentuar t’u marrë kartonët e votimit deputetëve të Partisë Socialiste, pas përplasjes me Taulant Ballën. Veprimet kanë shkaktuar kaos në sallën e Kuvendit, ndërsa deputetët e opozitës kanë vijuar të mbajnë të bllokuar foltoren.
Në mes të rrëmujës, deputetja socialiste Zegjine Çaushi është parë duke mbledhur kartonët e deputetëve të PS-së, në përpjekje për t’i larguar nga situata dhe për të shmangur marrjen e tyre nga deputeti demokrat. Seanca është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes palëve, duke vështirësuar vijimin e punimeve parlamentare.
