BALLKAN, 5 Mars 2023, 14:44

Incidente në protestën për tragjedinë në Larisa, qytetarët sulmojnë forcat e policisë me molotov, shkatërrojnë bizneset në qendër të Athinës

Incidente në protestën për tragjedinë në Larisa,
Protesta e sotme

Tensione kanë shpërthyer sot gjatë protestës në qendër të Athinës për tragjedinë e ndodhur të martën në afërsi të Larisës, ku si pasojë e përplasjes së trenave, humbën jetën të paktën 57 persona, mes tyre 6 shqiptarë.

Qytetarët u mblodhën në orën 10:00, por vetëm pak më vonë kanë nisur episodet e para të incidenteve.

Në sheshin Sintagma, grupe personash me kapuç që ishin në protestë, sulmuan policët e armatosur me bomba molotovi. Po ashtu ata kanë shkatërruar edhe karrige dhe tavolina të lokale që ndodheshin pranë, apo objekte të tjera.