TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte ka vijuar tkurrjen edhe në nëntor, duke reflektuar një rënie të konsumit nga çmimet e larta dhe emigrimit të popullsisë.
Ndërsa sektori që po shfaq ritme të larta rritjeje është ai i transporti të pasagjerëve përmes ajrit.
Sipas INSTAT, Volumi i mallrave të transportuar me ajër është 205,2 ton, duke u rritur me 7,7 % në krahasim me Nëntor 2021.
Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, është 269.8 mijë ton, duke u ulur me 28,0 % krahasuar me Nëntor 2021.
Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 1.801 mijë ton-kilometër, duke u rritur me 30,2%, krahasuar me Nëntor 2021.
Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2022, situata e Statistikave të Transportit sipas llojeve, paraqitet si në vijim:
Volumi i mallrave të transportuar me ajër është 1.888,1 ton, duke u rritur me 2,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 3.531,3 mijë ton, duke u ulur me 20,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 18.244 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 22,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Në Nëntor 2022, treguesit mbi numrin e fluturimeve dhe numrin e pasagjerëve, paraqiten si në vijim:
Numri i fluturimeve është 2.826 duke u rritur me 33,1 %, krahasuar me muajin Nëntor 2021.
Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 390.748 pasagjerë, duke u rritur me 70,0%,
krahasuar me Nëntor 2021.
Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 43.519 pasagjerë. Krahasuar me Nëntor 2021, ky tregues është rritur me 28,4 %.
Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë hekurudhore është 165 pasagjerë. Krahasuar me Nëntor 2021, ky tregues është ulur me 84,0%.
Në muajin Nëntor 2022, transporti ajror i pasagjerëve zë 89,9 % të transportit gjithsej.
Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2022, treguesit mbi numrin e pasagjerëve, paraqiten si në vijim:
Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 4.830.165 pasagjerë, duke u rritur me 81,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linjë detare 1.291.771 pasagjerë, duke u rritur me 60,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë hekurudhore është 10.481 pasagjerë, duke u ulur me 54,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Eksportet/importet e mallrave sipas mënyrës së transportit
Në Nëntor 2022, volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 773,4 mijë ton ku 55,4% e tyre u transportua me det.
Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2022, volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 8.257,4 mijë ton ku 54,9% e tyre u transportua me det.
Në Nëntor 2022, volumi i mallrave të eksportuara me tokë zë 54,1%, me det 45,8% dhe 0,1% me ajër.
Volumi i mallrave të eksportuara me det është rritur 19,1%, ndërsa me tokë është ulur me 17,8% dhe me ajër është ulur me 50,4% krahasuar me Nëntor 2021.
Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2022, volumi i mallrave të eksportuara me tokë zë 55,5 %, me det 44,4% dhe 0,1% me hekurudhë.
Volumi i mallrave të eksportuara me hekurudhë është rritur me 89,8%, me ajër është rritur me 8,6% dhe me det është rritur me 1,2%, ndërsa volumi i mallrave të eksportuara me tokë është ulur me 17,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Në Nëntor 2022, volumi i mallrave të importuara me det zë 64,2%, me tokë 34,8 % dhe të tjera 1,0 %.
Volumi i mallrave të importuara me ajër është rritur me 29,6%, ndërsa volumi i mallrave të importuara me det është ulur me 11,1% dhe me tokë është ulur me 18,1% krahasuar me Nëntor 2021.
Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2022, volumi i mallrave të importuara me det zë 63,0%, me tokë 36,2%, me hekurudhë 0,1% dhe të tjera 0,7%. Volumi i mallrave të importuara me hekurudhë është ulur me 91,0%, me ajër 15,7%, me tokë 9,6% dhe me det është ulur me 3,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. /MONITOR