AKTUALITET, 22 Dhjetor 2022, 19:39

“Tentuan të joshnin dhe shantazhonin deputetët”, Bardhi pas debateve me Ramën: Çfarë bënte më shumë Cosa Nostra në Itali?

“Tentuan të joshnin dhe shantazhonin deputetët”, Bardhi

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas debateve të sotme në Kuvend me kryeministrin Edi Rama, si pasojë e të cilës u mor edhe masa e përjashtimit për Bardhin.

Në një postim në Facebook, deputeti i PD u shpreh se të fortët nën drejtimin e Ramës, kanë tentuar të joshin e më pas të shantazhojnë deputetët për të ndërhyrë në zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Bardhi tha se një akt i tillë nuk ka asgjë më pak se ajo që Cosa Nostra bënte në Itali.

Postimi i plotë:

Shqetësimi që ngrita sot në Parlament është shume serioz. Dhe për shkak se është i vertetë kjo solli shpërfytyrimin e Kryeministrit, i cili prej denoncimit që bëra, kaloi ne një gjendje rrobotike, ku vetëm nxirrte fyerje teksa hapte e mbyllte shishen e ujit pavetëdijshëm.

Fakti është se oligarket e tij, dhe të fortet që ka nën hyqem, kane tentuar fillimisht të joshin, më pas të shantazhojne deputetë e deputete për të siguruar vota për të derguar Dvoranin në Kushtetuese. Kjo është shumë e rendë. Tregon gjendjen e shtetit dhe demokracisë kur po hyjmë në vitin e 10 të qeverisjes së Ramës.

Çfarë bënte më shumë Cosa Nostra në Itali. Ja këtë bënte. Caktonte gjykatësit e zyrtarët e lartë përmes lidhjeve politike e presionit.

Kjo është drama e ketij vendi, jo fyerjet e Rames, apo perjashtimi im nga seanca.

Dhe, me thoni ju, si mund t’i drejtohem ndryshe, perveçse mafioz, kur ai vetë është në dijeni të plotë të këtij operacioni. Madje, bëhet nën kujdesin e posaçëm të Kryeministrit, siç ai ka qef ti emërtojë eventet.