TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka akuzuar qeverinë se ka vjedhur 300 milionë euro me tre koncensione në shëndetësi, me checkup-in, sterilizimin dhe laboratorët.
Nga foltorja e Kuvendit, Vokshi deklaroi se 550 mijë analiza check-upi nuk u realizuan kurrë, madje shtoi se për këtë konçension, ka shprehur vërejtje edhe KLSH-ja.
Sipas Vokshit, përgjegjësit kryesorë të këtyre vjedhjeve, janë kryeministri Edi Rama dhe ministrja Ogerta Manastirliu.
Vokshi: Ky ligj është një ligj klientelist. Nuk zgjidh asgjë. Ministrja refuzon të japë grupin e punës kush e ka hartuar, ku të gjitha grupet e tjera të interesit dëshmuan në komision se nuk ishin në grup pune dhe nuk ishin konsultuar. Çfarë na bën ne të mendojmë që shtë klientelist si ligj, është se kundër rregullores, u shkelën procedurat. Zgjidh vetëm problemin e fasonëve në farmaceutik.
Është një nga ato ligje që jo vetëm nujk zgjidh problemet e këtij sektori. Një ligj i cili vazhdon regresin në sektorin farmaceutik. Ka pasoja jo të vogla tek pacientët. Kryeministri kërkoi fakte për vjedhjen. Këto amendime janë pjesë e abuzimit që bëhet në këtë sektor. Kush janë abuzimet, faktet? Tre koncensionet në shëndetësi me 300 mln euro. Me 550 mijë analiza checkupi të pakryera asnjëherë, por që i janë dhënë Vilmës.
15 mln euro abuzim të parave të shëndetit, shto këtu edhe rimbursim TVSH-je për shërbime që ligji i përjashton nga TVSH-ja. A është vjedhje kjo? Kush janë përgjegjësit kryesorë? Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu.
Për checkupin e ka thënë dhe KLSH-ja. Sterilizimi, i shkon Ilirit, mikut të Edi Ramës. Në sterilizim është një super abuzim. Në Gjermani kushton 2-4 euro, ndërsa në shtëpi mund të ishte me kosto shumë më të vogla. Ju dha mikut të Edi Ramës. Ajo që duhet kushtonte 2-4 euro, shkon deri në 200 për një paketë.
Tek laboratorët. Një koncension tepër abuziv. Gjatë pandemisë, as testet e COVID-it, privati nuk pranoi t’i bënte. Tani mungojnë jo vetëm analiza. Tre koncensione për të cilat paratë e qytetarëve vidhen.