TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti Ervin Salianji deklaroi se nuk ka më asnjë komunikim me Enkelejd Alibeajn, që pretendon se është kryetar i PD në detyrë.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Salianji tha se në vendimarrjet e grupit parlamentar, që drejtohet nga Alibeaj, luhet për interesa personale dhe shkelen vendimet e grupit.
"Një nga arsyet pse nuk kam komunikim, janë vendimarrjet, ku luhet për interesa personale dhe ku shkelen vendimet e grupit. Nuk kam komuikim
Nuk është ndarja e grupit parlamentar sot, pro Berisha apo pro Alibeaj. Duhen bërë përpjekje për bashkim.
E di cila do të ishte rruga më e poshtër? Të rrinin deputetët pa interesa me asnjë palë, të bënin sikur rrinin nëpër dyer, të prisnin zgjedhjet lokale.
Zgjidhja është të bashkohemi. Nëse mendoni se jemi të bashkuar kështu, nuk e paskam kuptuar unë pra", deklaroi Salianji.