AKTUALITET, 22 Dhjetor 2022, 18:09

Replikat/ Açka-Ramës: Ju kanë rënë disa "gjethe fiku" nga SPAK-u! Kryeministri: Nëse do të thoja që merreshit me prostitucion në Holandë, a do ta ruanit qetësinë ju?

Replikat/ Açka-Ramës:  Ju kanë rënë disa "gjethe

Deputetja demokrate, Flutura Açka, ka reaguar ashpër në senacën e sotme plenare, pas debateve dhe akuzave të ndodhura në Kuvend ditën e sotme.

Në fjalën e saj Açka se kryeministri Rama nuk e ka ndalur fjalorin fyes.

“Ajri në foltore mund të jetë acid më mirë të ruaj higjienën morale. Zullumin e nisët ju. Sherrnajën e nisët ju. Ne jemi vulë humbur ndoshta vërtet, por një gjë është e sigurt që kjo pjesë këtu, që ju njëherë i keni quajtur gojorë, asnjëherë prej këtyre nuk bie si kokërr fiku për shkak të SPAK. Bëni kujdes kur flisni në parlament. Juve ju kanë rënë disa ‘gjethe fiku’ nga SPAK-u”. Unë jam njeri me titull, ‘Mjeshtër i Madh’, kështu e kanë bërë. Kam një këshillë dhe ju rekomandoj të lexoni një libër që titullohet  “Vetmitari”, tha ajo.

Rama: "Nëse unë do t’ju thoja zonja Açka se, ju keni bërë prostitucion në Holandë, do ta ruanit ju qetësinë? Jo, ju do të iknit nga mendja. Do reagonit dhe me të drejtë. Ju flisni bullizim.. E shihni ju çfarë bëhet këtu? këtu ngrihet dhe ulet kushdo që flet hajdut. Ai 'non-grata' del këtu dhe i kthehet me radhë të gjitha grave këtu dhe ça nuk thotë. Çfarë janë këto? Ruaj qetësinë, por deri sa? Unë kam një certifikatë bojaxhiu,. Kurse i vetmuar nuk jam fare rri me njerëzit për arsye të detyrës. Për vulë humburit, nuk e kisha për ju. Ju e keni vulën, e kisha për ata në fund. Ju s’keni nevojë për vulë. Ju keni firmë".