AKTUALITET, 22 Dhjetor 2022, 21:24

"Një grup humbësish, që nuk lëshojnë pushtetin!"/ Sejamini: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, disave u duket vetja udhëheqës!

"Një grup humbësish, që nuk lëshojnë

Neritan Sejamini ka komentuar përplasjet brenda Partisë Demokratike që vijojnë që nga momenti kur Sali Berisha u rikthye në krye të partisë. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Sejamini e shpjegoi përplasjen në këtë parti, me dëshirën e palëve për pushtet, ndërkohë që brenda partisë ka persona që e dinë se karriera e tyre merr fund pas mbarimit të mandatit parlamentar dhe po shfrytëzojnë kohën e mbetur. Po kështu ai e shpjegoi protagonizmin e personazheve të tjerë, me faktin se "mendojnë që janë udhëheqës". 

Sipas Sejaminit, ky konflikt mund të zgjidhet, jo duke u bashkuar PD, por kur këta persona që kërkojnë pushtet dhe protagonizëm të krijojnë partitë e tyre dhe të garojnë në zgjedhje. 

"Unë mendoj se këtu nuk ka asgjë parimore, secili luan për pushtetin e vetë personal. Aty ka disa persona që nuk do të bëhen kurrë më deputetë. Ka të tjerë që mendojnë se janë udhëheqës dhe duan vulën. Ka të tjerë që nuk duan të bashkohen. Secili bën lojë për pushtetin personal.

Është bërë bashkimi i PD, si çështje shekullore, nga bisedimet më të vështira...

Është bërë shumë qesharake, bashkimi dhe negociatat. Aty janë dy palë që duan pushtet. Më e mira është që secili të bëjë partinë e vetë. Zoti Alibeaj të bëjë partinë e vetë.

Kur u humbën zgjedhjet, kishim një grup drejtuesish të PD që donin të mbanin udhëheqjen edhe pas humbjes së tretë. I dhanë titujt, ndanë mes tyre titujt. Udhëheqja nuk mbajti përgjegjësi për humbjen por kurorëzuan veten si udhëheqës. Ndodhi cfarë ndodhi, por tani ata përfitojnë për të sunduar partinë.

Është një grup humbësish, që nuk lëshojnë pushtetin, atë pushtet që kanë. Ata janë deputetë. Edhe qeveria i mbështet dhe i jep zë", deklaroi Sejamini.