TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha ishte sot i pranishëm në degën e Partisë Demokratike të Kavajës, e cila shënoi 32-vjetorin e rithemelimit të saj.
Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e zhvilluar, Berisha tha se Kavaja u kthye në tmerrin e regjimit të Tiranës. Kryetari i PD-së, kujtoi ngjarjet e fillimit të viteve 90’.
Berisha: Është një kënaqësi e jashtëzakonshme për mua të festojmë së bashku një ngjarje të rëndësishme, jo vetëm për Kavajën, por për gjithë Shqipërinë. Të festojmë 32-vjetorin e themelimit të PD-së në Kavajë, degës së PD-së më të fuqishme, më aktive dhe me rol më përcaktues në betejat dhe fitoret e kësaj partie. E vërteta është se formalisht dega e PD-së për Kavajën, u themelua nga mesnata e datës 17, duke gdhirë në 18 dhjetor të vitit 1990. Por de fakto Partia Demokratike në Tiranë, mund të thuhet se u themelua kohë përpara këtu në Kavajë.
Studentët me 8 dhjetor, të gjitha sloganet i kishin të gatshme nga lëvizja antikomuniste e Kavajës. Pas themelimit të PD-së, PD-ja e Kavajës e themeluar këtu nga një grup punonjësish, intelektualësh, do të shndërrohej në pazmoren, bastionin, mburojën e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Kavaja në çdo rrethanë u shndërrua në tmerrin e regjimit të Tiranës.
Ka pasur momente të vështira, momente kur regjimi shpalosi të gjithe egërsinë e tij në Tiranë. Mobilizoi të dyndte drejt Tiranës vullnetarë të Enverit, por Kavajën nuk e kalonin dot. Problemi i tyre ishte se, nga Kavaja nuk kalonin dot. Kështu që ata dështuan dhe ne së bashku me demokratët e Kavajës dhe gjithë Shqipërisë, përmbysëm me një revolucion paqësor, diktaturën më të egër, dhe nisëm rrugën e demokracisë, hapjes së vendit dhe interesit kombëtar.
Ndaj dhe unë duhet të përulem me nderim të madh sot, përpara Naim Karriqit, Ismet Ferizajt, Isuf Dobjanit, Theodhori Bulit, Galip Gjecit, Luan Skuqit, Muhamet Shehut, Arjan Sotirit, Fiqirete Ramodhit, Besnik Koliqi, Nusret Dubalit, Haki Kiut, Hidajete Babanit, Hysen Arkaxhiut, Izet Grecës, Ibrahim Gjocit, Ejup Lushës, Islam Veliut, Ymer Hydit, dhe ndjesë për të gjithë ata që nuk ua përmenda emrin këtu, për aktin e tyre të themelimit të PD-së, drejtimit të degës së PD-së drejt fitores.
Berisha u shpreh se në një situatë si kjo e sotmja, është shumë e dëmshme që vendi të ketë një opozitë të rreme.
Berisha: Të dashur demokratë! Në 32 vite PD-ja ka njohur arritje të jashtëzakonshme, transformoi Shqipërinë, rivendosi në themelet e këtij vendi, liritë, të drejtat njerëzore, lirinë e tregut, interesit kombëtar, familjen dhe vlerat e saj të përjetshme.
Shqipëria ndryshoi sa asnjë vend tjetër gjatë qeverisjes së PD-së. Ajo anëtarësia Shqipërinë ne Këshillin e Europës, NATO, mori rekomandimin për vendin e statusit kandidat. Ajo arriti që shqiptarët të kenë rrogën më të lartë në rajon, ndërkohë që në vitin 1992, presidenti i vendit Sali Berisha, kishte një rrogë gjithsej 16 dollarë. Shqiptarët ishin të tretët në botë për rrogat e ulëta.
Kjo është meritë e lirisë, këto nuk janë mrekulli të PD-së, janë të lirisë për të cilën ajo qëndron dhe do të qëndrojë deri sa të jetë në skenën politike. Në këtë kontekst ne kremtojmë në këtë 32 vjetor, së pari ashtu siç duhet të jemi, opozitë e vërtetë. Nuk ka asgjë më të shëmtuar, të dëmshme, për një komb, shoqëri se sa një opozitë jo e vërtetë.
Nuk ka tradhëti më të madhe që si opozitë të mos jesh e vërtetë. Ne sot jemi më të vërtetë se kurrë në ekzistencën tonë. Më të fuqishëm se kurrë ne ekzistencën tonë, në fitoren tonë. Përsëri ne u ngritëm, u bëmë të vërtetë sepse rikthyem lirinë, forcën e idelave të lirisë midis nesh.