TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka replikuar në Kuvend me Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin, përsa i përket gjuhës së përdorur gjatë seancës plenare.
Spiropali e ka kritikuar Berishën për përdorimin e fjalëve si hajdut dhe ordiner, teksa shtoi se nuk do të donte që, një ish-kryeministër të fliste në këtë mënyrë.
Berisha, me tone ironike iu përgjigj Spiropalit me një këshillë: "Unë e kuptoj që fjala vjedhës ju rëndon. Mos vidhni që unë të mos e them më".
Spiropali: Çfarë guximi. Përdori këtu fjalë me guximin e atij që nuk e ka problem se kush e dëgjon. E thatë vetë, një ish-kryemninistër, që nuk lë rast pa përdorur fjalën hajdut, ordiner, brutal, tualet të gojës, sot e gjithkund. Unë do të doja që një ish-kryeministër i vendit tim, të ishte këtu në moshën që ju keni, të kishte dinjitetin për të folur për gjëra që iu përkasin të gjithëve. Për t’u ngritur në lartësinë që nuk e patët kurrë. Nuk mund ta kthejmë këtë Kuvend, vendin ku akuzat hidhen pa hesap.
Këtu nuk flet dot njeri as për bujqit, as për arsimtarët, as për fëmijët, as për iranianët. Edhe atyre do t’iu dilni në mbrojtje në fund, sepse armiku i armikut tim është miku im. Kjo dihet, e keni parim këtë.
Berisha: Tani, lidhur me Iranin, jua tregoj unë historinë. Njeriu që ka bërë vizita sekrete, sipas shërbimeve partnere, është Erion Veliaj. Ke qenë ti me Erion Veliajn. Erion Veliaj ka shkuar në mënyrë të përsëritur në Iran. Kjo ka bërë shqetësim për shërbimet partnere. Ministri juaj i Jashtëm ka qenë në Iran. Së fundmi, për ta mbyllur, do të jap një këshillë. Unë e kuptoj që fjala vjedhës ju rëndon. Mos vidhni që unë të mos e them më.