TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku foli për përplasjet brenda kësaj partie.
Salianji tha se PD sot është në hall dhe se i takon shumicës, pra grupit të Sali Berishës, të bëjë hapa për të mbërritur te bashkimi i partisë.
Pjesë nga biseda në studio:
Ervin Salianji: Është në hall të madh Partia Demokratike, nuk ka ndonjë sekret. Situata është edhe dramatike, nga pamjet që transmetuat (përplasja e deputetëve në Kuvend). Deputetë që kanë dalë nga një sigël shkojnë në një përplasje që nuk e nderojnë PD-në. Unë e pranoj faktin. Por, zgjidhja nuk gjendet te PS apo te kryetari i Kuvendit, aq më tepër te Edi Rama. Rama është personi kryesor që e mban këtë gjendje nëpërmjet gjykatave. Sot përdori marifet tjetër, lidhur me një institucion që thuajse nuk vlen, Avokati i Popullit, për të përçarë opozitën, për të gënjyer ndonjë deputet të PD që e ka mbyllur karrierën dhe duan të kapin çtë kapin. Kjo është situata.
Ylli Rakipi: Me cilin grup je ti Ervin?
Ervin Salianji: Unë jam në grupin parlamentar të PD. Qëndrimet e grupit janë thuajse uniforme, përveç rasteve kur tenton Rama dhe bien në grackë një pjesë e deputetëve. Në fund u tregua se Rama u tall dhe erdhëm në të njëjtin qëndrim. Vazhdon prapë marrëveshje me Bashën për të mbajtur avokat të popullit atë që ka zgjedhur Basha.
Ylli Rakipi: Ti nuk ke vajtur as te Saliu as në krahun tjetër. Ti tani, pse nuk je te doktori? Apo edhe doktori nuk pranon shumë njerëz aty brenda? Ndoshta edhe ai kaq do, Flamurin që ka vënë aty lart dhe disa të tjerë që i kanë vënë gjoksin punës.
Ervin Salianji: Ne e kemi diskutuar edhe për raste konkrete se si të bashkohej PD. I takon zotit Berisha për të bërë një hap, duke qenë se është shumica e faktuar, por jo një shumicë që mund të ecë me tirani. Ashtu sic i takonte pjesës tjetër të bashkoheshin në primare.