TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur ditën e sotme në ceremoninë e 32-vjetorit të themelimit të degës së PD në Kavajë, teksa ka thënë se vendi sot po përballet me një regjim që nuk e pranon votën dhe që ka shndërruar makinerinë shtetërore për blerjen, bluarjen e shkatërrimin e votës së lirë.
Berisha shtoi më tej foli për kandidatët e Partisë Socialiste për të cilët tha se emërohen nga kryeministri Rama me byronë e tij politike mbi bazën e ryshfetit e të parave që mblidhen nga droga e krimi.
Ai deklaroi gjithashtu se sot pasuritë e vendit janë kthyer në një mallkim për qytetarët shqiptarë dhe janë shndërruar në parajsë për qeveritarët dhe klanet e tyre pasi mashtrimi është bërë ligj.
“Sot kemi përballë një regjim që nuk pranon votën, nuk do që shqiptarët të përcaktojnë me votën e lirë. Kemi një qeveri që ka shndërruar makinerinë shtetërore për blerjen, bluarjen e shkatërrimin e votës duke shkelur çdo ligj e parim. Sot përballë kemi një qeveri që ka rikthyer patronazhistët si dikur , celula të përbashkëta me sigurimin e shtetit. Sot kemi një qeveri, e cila me banda, me para krimi e droge ble dhjetëra mijëra e qindra mijëra vota, por sot jemi më të vendosur se kurrë për këtë betejë. Revolucioni ynë pas rikthimit të votës në PD do rikthejë votën në vend dhe nuk ka forcë në bota që të na pengojë, ky është misioni ynë. Do të mbetemi njerëzit e luftëtarët e lirisë, do ecim përpara me moton, jetën e japim e votën nuk e japim.
Askush nuk do të luajë më me votën e shqiptarëve, pse po e braktisin Shqipërinë. Vrasja e votës vret shpresën, nuk ka besim te liria, po nuk ka votë nuk ka drejtësi, liri, respekt e dinjitet e të ardhme. Ndaj dhe ne zgjodhëm qytetarët tanë me votën e lirë, imagjinoni si janë ata që dalin nga shpella. Emëron Edi Rama me byronë e tij politke mbi bazën e ryshfetit, mbi bazën e parave që mbledhin nga droga e krimi. Kukulla të mjerimit. Do bëjmë që shqiptarët të votojnë të lirë, do i japim vendin cilitdo që guxoi të luajë me votën e shqiptarëve. Sot të ardhurat, pasuritë publike të pafundme janë shndërruar në një mallkim për qytetarët shqiptarë, sot ato po kthehen në parajsë për qeveritarët dhe klanet e tyre, mashtrimi është bërë ligj”, tha ai.