AKTUALITET, 3 Qershor 2023, 16:22

Duke mashtruar mori 3 milionë euro dhe i investoi në pasuri për veten e familjen, kjo është 46-vjeçarja e arrestuar në Korçë

Duke mashtruar mori 3 milionë euro dhe i investoi në pasuri për

Kjo është Alma Beqiraj, 46-vjeçarja e cila u arrestua sot në Korçë, pasi nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar shumën prej 3 milionë euro.

Sipas policisë Beqiraj, me detyrë agjente e shërbimeve postare private, shpërndante pako të ndryshme postare, për llogari të subjekteve të treta dhe shumat monetare që i arkëtonte nga klientët, nuk i ka derdhur në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim.

Në media qarkullon një foto e Beqirajt e cila paratë e siguruara përmes mashtrimit i ka investuar në pasuri të paluajtshme për vete dhe familjarët.

 Vijon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë skemë.