TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka teksa ka komentuar situatën brenda PD-së është ndalur dhe te rikthimi i Lulzim Bashës në skenën politike si dhe daljen e tij në ture me demokratët.
Paloka tha se alternativa e vetme për zgjidhjen e krizës brenda PD-së është marrja e vulës nga duart e Ramës. Sa i përket rikthimit të Lulzim Bashës, ai u shpreh se nuk e llogarit fare, duke shtuar se ai është pjesë e lojës.
“Ka vetëm një zgjidhje. Demokratët të behën bashkë dhe financat e vula e të gjitha t’i shkojnë PD-së dhe jo Ramës. Bashën nuk e llogaris fare, është pjesë e kësaj loje. Është rotacion pas Alibeajt për t’i shërbyer Ramës. Është një grupim që paguhet ose është nën presion për t’i shërbyer Ramës. Këtë e ka kuptuar çdo njeri.
Nëse mjafton të vishesh si Zelensky dhe të mbledhësh disa njerëz nuk mund të bësh sikur ke ardhur nga Marsi. Le ta lëmë te qesharakja. Do Lulzim Basha të rikthehet në politikë? E drejta e gjithkujt. Poshtërsia qëndron ku kërkon të vijë në shtëpinë tonë dhe të kërkojë të drejtojë. Nëse nuk të pëlqejnë idealet tona merri mbështetësit e tu dhe na lër në antiamerikanëve në thonjëza te partia jonë. Nëse do të rikthehet të hapë një parti të vetën dhe t’i mbushë mendjen shqiptarëve që është ky i riu që do ndryshojë Shqipërinë”, theksoi demokrati në News24.