TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një foto e kandidates së Partisë Demokratike për Bashkinë e Korçës, Ledina Aliolli, e cila fitoi primaret, shkaktoi habi në media dhe rrjetet sociale, pasi ajo shfaqej me një grup personazh, ku ishte prezent edhe kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, kundërshtari i saj. Kjo solli edhe aludime se mes tyre mund të ketë miqësi dhe se primaret mund të jenë ndikuar nga socialistët.
Ervin Salianji, deputet i PD në qarkun e Korçës, e ka hedhur poshtë këtë aludim, duke deklaruar në emisionin "Të Paekspozuarit", se zonja Aliolli ka qenë në një aktivitet me studentë, duke qenë se është pedagoge dhe se kryetari i Bashkisë ka qenë gjithashtu pjesë e të njëjtit event.
Ervin Salianji: Një foto nuk tregon plotësisht të vërtetën. Ledina Aliolli është dekane e Fakultetit Ekonomik në Korçë. Për Ledinën, ka qenë deputete e PD, nënkryetare e PD, është njeri strukturash. Ka fituar primaret. Një foto, mund të jetë aktivitet studentor si dekane. Më duket sulm i padrejtë në këtë rast. Ka mundësi që ata që e kanë dërguar, rrinë me Peleshin.
Enton Abilekaj: E kanë dërguar të PD-së. Madje e publikuan në facebook dhe thanë nuk dimë për kë të votojmë.
Ervin Salianji: Kaq sa di unë po them se ka karrierë të gjatë në PD.
Enton Abilekaj: E di cfarë ka ndodhur? Ka ndodhur që ka patur shumë akuza në rrethe, se në primare kanë ndërhyre socialistët. Kjo foto krijon një lloj kompromentimi, është më mirë që sqarohet. Në këtë pushtet që korrupton dhe këtë opozitë që ka treguar se korruptohet, mbetet frika se ndërhyrja e pushtetit mund të bëhet edhe në bazë. Urojmë të mos ndodhë kjo dhe të mos jetë ky rasti.
Ervin Salianji: PD e Korçës e ka patur një problem, ka patur dikur kontroll nga Niko Peleshi, por nuk është ky rasti. Ky është rast në ambient universitar.