AKTUALITET, 6 Korrik 2023, 19:50

Plas sherri në Llaman të Himarës, dy persona tentojnë të dhunojnë të moshuarin, konflikti nisi për dy bizneset e tyre

Plas sherri në Llaman të Himarës, dy persona tentojnë

Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti fizik në Llaman të Himarës.

Policia bën me dije se shtetasit A. M., 35 vjeç dhe K. M., 24 vjeç, janë konfliktuar fizikisht dhe kanë tentuar të godasin me sende të forta shtetasin Ll. Q., 74 vjeç, pasi ky i fundit ka dërguar dy punonjësit e tij shtetasit R. L dhe R. A., të shpërndanin disa fletëpalosje për të reklamuar biznesin e tij, i cili ndodhet afër me subjektin e palës tjetër të përfshirë në këtë konflikt.

Asnjë nga shtetasit e përfshirë në këtë konfilikt nuk ka ngelur i dëmtuar, pasi konflikti është neutralizuar në kohë nga efektivët e Policisë.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Himarë, në përfundim të veprimeve proceduriale do të referojnë materialet në Prokurori, për veprime të mëtejshme.