AKTUALITET, 6 Korrik 2023, 16:25

Turi ballkanik/ Rama mbërrin në Prishtinë, ende asnjë përgjigje nga Albin Kurti

Turi ballkanik/ Rama mbërrin në Prishtinë, ende asnjë

Kryeministri Edi Rama, në kuadër të turit ballkanik, ka mbërritur në Prishtinë. Kreu i qeverisë pritet të zhvillojë një takim me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Një ditë më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti refuzoi një takim me homologun shqiptar, Edi Rama, i cili po e zhvillon këtë tur në kuadër të përgatitjeve të samitit për Procesin e Berlinit që pritet të mbahet në tetor në Tiranë. Kurti kushtëzoi takimin me Ramën, ku i kërkoi atij zhvillimin e mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive. Kurti tha se do të mirëpriste Ramën të zhvillonin e mbledhjen e dy qeverive e të firmosnin13 marrëveshjeve të përbashkëta për të cilat ishin dakordësuar më parë. Me firmosjen e 13 marrëveshjeve, tashmë pritet sërish përgjigja e Kurtit.

Rama ndalesën e tij të parë për turin ballkanik e kishte në  Maqedoninë e Veriut. Kryeministri u takua me homologun e tij Dimitar Kovaçevski në selinë e qeverisë dhe më pas të dy zhvilluan një konferencë të përbashkët për median, aty ku Kovaçevski tha se procesi nuk ka përfunduar, pasi “Ballkani i Hapur” dha rezultate të prekshme.