AKTUALITET, 6 Korrik 2023, 16:17

Alqi Bllako deklarohet i pafajshëm në gjykatë: Nuk kisha asnjë rol për inceneratorin e Elbasanit

Alqi Bllako deklarohet i pafajshëm në gjykatë: Nuk kisha

Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako ka dalë këtë të enjte para Gjykatës së Posaçme, ku po zhvillohet mbrojtja e personave të arrestuar për “nceneratorin e Elbasanit, mes të arrestuarve është edhe ish ministri Lefter Koka.

Bllako gjatë fjalës së tij pas kafazit prej xhami tha se  ishte i pafajshëm dhe se nuk ka asnjë lidhje me akuzat e bëra ndaj tij. Ndër të tjera Bllako shprehet se nuk ka pasur asnjë rol në lidhe me inceneratorin e Elbasanit.

“Jam i pafajshëm. Në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë nuk i kam patur rol në zgjedhjen e anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave. Kam patur rolin e zyrtarit që kryente vetëm shkresa përcjellëse mes institucioneve. Nuk kisha asnjë rol në lidhje me inceneratorin e Elbasanit”, tha Bllako.