AKTUALITET, 6 Korrik 2023, 18:04

Kontroll blic në Durrës, policia mësyn në banesën e ‘Rrumit’ pas dyshimeve se ndodhej brenda, por del duarbosh. Shoqërohet vëllai

Kontroll blic në Durrës, policia mësyn në banesën e

Policia e Durrësit ka bërë sot një aksin blic, duke kryer kontroll të befasishëm në banesën e Aleksandër Lahos alias Pellumb Muharremit, i  njohur ndryshe si ‘Rrumi’.

Ky i fundit ishte në kërkim , dhe kishte dy urdhër arreste, një nga Prokuroria e Durrësit dhe një nga SPAK. Aksioni për kontrollin e banesës së tij është marrë pas sinjalizimeve se i shumëkërkuari ‘Rrumi’ ndodhej në shtëpi.

Ndërkohë theksohet se është shoqëruar i vëllai, Vullnet Muharremi, por më pas është lënë i lirë. Sakaq gjatë aksionit është kapur një person me armë pa leje dhe më pas është arrestuar.