AKTUALITET, 6 Korrik 2023, 18:17

I bënë për spital duke i qëlluar me tytën e armës teksa pinin kafe, zbardhet dinamika e sherrit për guroret në Krujë

I bënë për spital duke i qëlluar me tytën e armës

Një sherr që nisi fillimisht verbalisht, ka përfunduar në dhunë fizike, duke lënë madje edhe të lënduar.

Sipas informacioneve, mësohet se Jashar Maja së bashku me disa të afërm të tij po konsumonin kafe në një bar pranë autostradës, kur rreth orës 11:00 disa anëtarë të fisit Rraja kanë mbërritur në të njëjtin vend.

Këta të fundit kanë dhunuar Majat me tytën e armëve dhe me sende të tjera duke bërë që dy prej tyre të përfundojnë në spital.

Shkak për përplasjen e dhunshme janë bërë guroret që operojnë në këtë zonë, për të cilat banorët janë ngritur disa herë në protestë.

Besohet se një prej guroreve është në pronësi të fisit Rraja, të cilët edhe kanë dhunuar dy anëtarët e fisit Maja, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në kryeqytet.