AKTUALITET, 6 Korrik 2023, 16:29

Vrau ish-dhëndrin, burg përjetë për Mexhit Picarin, ja me sa vite u dënua vajza e tij

Vrau ish-dhëndrin, burg përjetë për Mexhit Picarin, ja me sa

Burg përjetë Mexhit Picarit, i cili vrau ish-dhëndrin në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës dhe plagosi avokatin e tij. Ngjarja ndodhi në qershor të vitit 2021. Gjykata e Tiranës ka caktuar dënimin me 30 vite burg për vajzën e tij, Dhurata Picarin, e cila bashkëpunoi me të atin për të realizuar vrasjen.

40-vjeçari Kudret Saliaj u ekzekutua nga ish-vjehrri i tij, Mexhit Picari në ditën kur gjykata do të vendoste për ndarjen e çiftit dhe përcaktimin e kujdestarisë së tre fëmijëve të tyre.

Pasi vrau ish-dhëndrin e tij, Kudret Saliaj, Mexhit Picari e hodhi armën e krimit në lumin Lanë.