AKTUALITET, 26 October 2026, 11:39

VIDEO/ Shiste fishekzjarre për personat e maskuar në protestë, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë! Sekuestrohen 47 pako në banesën e tij

VIDEO/ Shiste fishekzjarre për personat e maskuar në protestë,

Një 32-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se furnizonte me fishekzjarre personat e maskuar që morën pjesë në protestën e së shtunës, për t'i përdorur në veprime të dhunshme.

Në pranga ka rënë D. B., në banesën e të cilit, në rrugën “Zela”, policia gjeti 47 pako me fishekzjarre, të cilat u sekuestruan.

Sipas policisë, 32-vjeçari i shiste fishekzjarret pa pasur licencë dhe pa dokumentacion që vërtetonte blerjen e tyre.

Arrestimi u bë gjatë operacionit “Fireëorks 2”, ndërsa hetuesit po punojnë për të zbuluar nëse ka edhe persona të tjerë të përfshirë në furnizimin me lëndë piroteknike të pjesëmarrësve në tubime.

Materialet i janë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë

"Zbulohet një tjetër banesë ku mbaheshin lëndë piroteknike të kontrabanduara, për t’ua shitur shtetasve të maskuar, autorë të veprimeve të dhunshme gjatë tubimeve.

Arrestohet pronari i banesës ku u gjetën 47 pako me fishekzjarre, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, me qëllim identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që furnizojnë pjesëmarrës në tubimet e fundit, me sende të kundërligjshme, me qëllim kryerjen e veprimeve të dhunshme kundër punonjësve të Policisë, si dhe kundër objekteve publike dhe private, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin e koduar “Fireworks 2”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi D. B., 32 vjeç.

Nga kontrolli në banesën e tij, në rrugën “Zela”, u gjetën 47 pako me fishekzjarre. 

Nga verifikimet rezultoi se 32-vjeçari nuk ishte i pajisur as me licencë për shitjen e tyre dhe as me dokumentacionin shoqërues të blerjes.

Ndërkaq, nga hetimet dyshohet se ky shtetas iu ka shitur shtetasve të maskuar, pjesëmarrës në tubimin e ditës së shtunë, lëndë piroteknike, për përdorim për veprime të dhunshme.

Hetimi vijon për të dokumentuar rrethanat e rastit, si dhe për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale shtetas në tjerë të mund të jenë përfshirë në të.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme"!