AKTUALITET, 6 Korrik 2023, 15:59

Dëshmia/ Ish-ministri Koka në gjyq: Është kohë që kërkon burrni, s’i kam borxh askujt për ta paguar me lirinë time

Dëshmia/ Ish-ministri Koka në gjyq: Është kohë që

Zbardhet dëshmia e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, dhënë sot para Gjykatës së Posaçme.  Ish-ministri nga salla e gjyqit lëshoi akuza  se procesi dhe ndaj tij ishte i manipuluar ndërsa shtoi se e vërteta dhe pafajësia e tij do të triumfojë. 

“Një e vërtetë e thënë përgjysmë është e pavërtetë. Prokuroria u bazua tek kallëzimi LSI dhe për 2 vite nuk më mori në pyetje asnjëherë. Unë si ministër, Sekretari përgjithshëm dhe Komisioni kemi zbatuar me përpikmëri ligjin. Bëmë punën më të mirë dhe shërbyem me devotshmëri. Është kohë e vështirë që kërkon burra e burrni, unë s’i kam borxh askujt ta paguaj me lirinë time! Akuza e prokurorisë është idiote! Kam hyrë në politikë si biznesmen dhe s`më bëri politika biznesmen. Po kthehemi 45 vite para në proceset e stisura të sistemit komunist. Është një alarm jo vetëm për mua por për të gjithë shoqërinë. Ky proces është i manipuluar fund e krye, besoj se e vërteta do të triumfoj.", tha ai.

Ai u shpreh se pronarët e inceneratorëve nuk i kishte sjellë ai, por kishin aplikuar për këtë projekt si propozim nga bota e biznesit.

"Nuk ekziston asnjë kontakt ose njohje me pronarët e inceneratorëve, ato nuk i solla unë por erdhën si propozim nga bota e biznesit. Prokurori devijoi hetimet dhe fraksionojë dosjen për të mos zbuluar të vërtetën. Drejtësia më herët sesa vonë do të dalë. Intriga e këtij procesi dashakeqës do të dalë dhe uroj të shërbejë për konsolidimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi.

Prokurori fshehu 40 fashikuj hetimor ku gjenden provat për pafajësinë time. Më janë vënë në dispozicion nga gjykata 1 javë më parë. Akuza pësoi mutacione për t’i qëndruar besnike kallëzimit të LSI. Kurrë nuk i kam futur dorën në xhep dikujt.”- mësohet të jetë shprehur Koka.

Kujtojmë se Koka, akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion për aferën me inceneratorët.