TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lënë të hapur mundësinë e një marrëveshjeje me Iranin, por pa përjashtuar një qasje më të ashpër ndaj Teheranit. Në një intervistë telefonike për Fox News, Trump pretendoi se Shtetet e Bashkuara kanë kontroll mbi Ngushticën e Hormuzit, një prej korridoreve më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.
“Pyetja ime është, a duhet të bëj një marrëveshje me ta apo t’i zhduk? Kjo është pyetja ime e vetme. A duhet të bëj një marrëveshje apo t’i zhduk? Mos harroni, ne tani kontrollojmë Ngushticën e Hormuzit. Ata nuk marrin asgjë. Ne marrim gjithçka”, tha Trump.
Deklaratat e Presidentit amerikan vijnë në një moment tensionesh me Iranin, ndërsa Trump lë të kuptohet se Uashingtoni synon të përdorë ndikimin e tij strategjik për të përcaktuar kushtet e një marrëveshjeje të mundshme.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë kritikoi gjithashtu politikat evropiane të emigracionit. Ai u ndal veçanërisht te Franca dhe Spanja, ndërsa tha se ia kishte ngritur këtë shqetësim edhe presidentit francez, Emmanuel Macron.
“I thashë Macronit kur e takova për herë të parë: po e shkatërroni Francën. Po lejoni të vijnë njerëz që e urrejnë vendin tuaj”, tha Trump.
Trump argumentoi se një pjesë e tensioneve lidhet me hyrjen e njerëzve që, sipas tij, nuk ndajnë vlerat dhe kulturën e vendeve pritëse.
Intervista telefonike u transmetua, në një moment kur Shtëpia e Bardhë po përpiqet të vërë në qendër të debatit publik çështjet e sigurisë, ekonomisë dhe emigracionit, përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara.