AKTUALITET, 6 Korrik 2023, 16:10

Nga vrasja e ortakut, te pastrimi i parave në Shqipëri, kush është mafiozi i Camorras, për të cilin prokuroria e Durrësit kërkon 6 vite burg

Nga vrasja e ortakut, te pastrimi i parave në Shqipëri, kush

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me aksionin e Prokurorisë së Durrësit, e cila sekuestroi pasuri të një shtetasi italian në vendin tonë. Bëhet fjalë për shtetasin italian Ferdinando Muollo, i cili akuzohet për veprën penale “Pastrimi i Produkteve të Veprës Penale ose Veprimtarisë Kriminale”. Mafiozi i Camorras, Muollo akuzohet se vrau ortakun e tij në Napoli, ndërsa dyshohet se blinte prona në Shqipëri me para krimi.

Muollo rezulton i dënuar me 12 vjet e 6 muaj burgim për akuzën e vrasjes së ortakut të tij në biznes Salvatore Ridosso. Vrasja është kryer për një konflikt të lindur për 150 milionë lireta.

PASURITE E KONFISKUARA

Pasuria, Sip.86,538 m2 apartament në Durrës (sip. Në bashkëpronësi është 11,495 m2 + 72.7141 m2 tarracë),;

Pasuria, Sip.69,9 m2 apartament në Durrës (sip. Në bashkëpronësi është 7,684 m2);
Pasuria, Sip.86,025 m2 apartament në Durrës;
Pasuria, 8518, Sip.80,05 m2 apartament në Durrës;
Pasuria, Sip.91,294 m2 apartament në Durrës;
Pasuria, Sip.13,525 m2 garazh në Durrës;
Pasuria, Sip.13,525 m2 garazh në Durrës;
Pasuria, Sip.32,33 m2 garazh në Durrës;
Pasuria, Sip.30,5 m2 garazh në Durrës;
Pasuria, Sip.15,25 m2 garazh në Durrës;
Pasuria, Sip.17,08 m2 garazh në Durrës;
Pasuria, Sip.285,22 m2 garazh në Durrës;
Automjetin tip Daimler Chrysler, Model ML 320 CDI, Durrës në pronësi të shtetasit F.M.
Shumës 389,67 euro në Llogarinë bankare në emër të F.M.