TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Duket se Albin Kurti i qëndroi deri në fund vendimit të tij për të mos takuar sot në Prishtinë Edi Ramën.
Teksa dilte nga ambientet e zyrës së tij Kurti është pyetur nga mediat nëse ka në plan të takohet me Ramën, por kreu i qeverisë së Kosovës ka refuzuar të përgjigjet.
Kurti ka përshëndetur gazetarët dhe ka hyrë në automjetin e tij dhe është larguar.
Nga ana tjetër, Rama është shprehur gjatë vizitës së tij më herët në Maqedoni, në kuadër të turit ballkanik, se nuk beson se Kurti e ka harruar Kanunin, pasi edhe hasmit nuk i mbyllet dera kur të vjen në shtëpi.