AKTUALITET, 3 Qershor 2023, 14:51

Zbulohet emri i 20-vjeçarit shqiptar të vrarë në Itali, drama e familjes rëndohet më tepër, ja kush dyshohet si autor i krimit

Zbulohet emri i 20-vjeçarit shqiptar të vrarë në Itali,

Një ditë më parë një 20-vjeçar shqiptar u vra me armë zjarri në Itali, ndërsa mediat vendase kanë publikuar sot edhe emrin e tij. Mësohet se viktima është identifikuar si Enriko Aliaj, i cili u vra në zonën e Piaçenza-s.

Por drama për familjen Aliaj nuk përfundon këtu, pasi i dyshuari kryesor është vëllai i viktimës, një 18-vjeçar, i cili jetonte me të së bashku me prindërit dhe një motër më të vogël.

Megjithatë dinamika e ngjarjeve të ndodhura brenda banesës është ende larg qartësisë, pasi nuk përjashtohet që të ketë qenë një aksident tragjik.