AKTUALITET, 3 Qershor 2023, 15:30

Zbardhet ngjarja në Sarandë, pas sherrit banal 52-vjeçari plagosi me thikë dy persona, njëri në gjendje të rëndë (EMRAT)

Zbardhet ngjarja në Sarandë, pas sherrit banal 52-vjeçari

Zbardhet ngjarja e ndodhur mesditën e sotme në Sarandë, ku rreth orës 14:00, në lagjen nr.2 dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, Fatmir Jasharit, 52 vjeç, ka plagosur me thikë Edmond Sulo, 54 vjeç dhe Spiro Llambri, 62 vjeç.

Dy të plagosurit ndodhen në spital, por Sulo mësohet se është në gjendje më të rëndë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.