AKTUALITET, 3 Qershor 2023, 15:49

E rëndë në Bulqizë, mbi 50 persona përfundojnë në spital, ja çfarë ka ndodhur

E rëndë në Bulqizë, mbi 50 persona përfundojnë

Të paktën 50 persona nga fshati Gjoricë i Bulqizës janë paraqitur në qendrën shëndetësore të këtij fshati me shenja helmimi. Sipas informacioneve, personat janë të moshave të ndryshme por me simptoma të njëjta si të vjella e diarre, dhe dyshohet se janë helmuar si rezultat i kontaminimit të ujit të pijshëm.

Nuk dihen shkaqet që kanë sjellë ndotjen e ujit ndërsa mësohet se Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Bulqizë kanë marrë mostrat e ujit për t’ju bërë analizat, ku ka rezultuar se uji është i ndotur.

Nga ana tjetër, mësohet se banorëve iu është kërkuar që të mos konsumojnë për momentin ujë nga rrjeti i ujësjellësit, derisa situata të zgjidhet nga organet përgjegjëse.