AKTUALITET, 27 Maj 2023, 21:33

Kërcënimi i Ramës për fashën e energjisë elektrike, ish-ministri “shthur” gjuhën me historinë e drejtorit dhe sekretares

Kërcënimi i Ramës për fashën e energjisë

Dy ditë më parë, kryeministri Rama, gjatë fjalës në parlament, tha se qeveria do të mendonte për një rikthim të mundësisë së vënies së fashës së energjisë elektrike mbi 900 kw/h, sepse, sipas tij, mbështetjen për çmimin që paguajnë konsumatorët familjarë e paguan qeveria, edhe pse, Shqipëria ka çmimin më të lartë në rajon për këtë kategori.

Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani, reagoi ndaj një mundësie të tillë, me një histori me “pullë të kuqe” për të treguar se “drejtori” i vë vizat/fashot ku t’i dojë qejfi.

Statusi i Manjanit

E kështu, kështu meqë doli prap ky muhabeti i fashos së çmimit të dritave.

Erdhi drejtori i ri në ndërmarrje dhe te tavolina e sekretares pa një vizë të gdhendur aty. "Ç'është kjo vizë?"-pyeti.

"Është viza/fasho dmth që ai para teje vendosi kur e mati atë mikun."

Drejtori u intrigua shumë, nxori të vetin fët e fët dhe e vuri mbi tavolinë.  E kaloi vizën/fashon e paraardhësit.

"Ja pra, pse u ndërrua drejtori"- i tha sekretares me një gjuhë prej kingu.

"Eh, po do ja kenë futur kot ata që të sollën o drejtor. Se ai tjetri e maste nga ana tjetër e tavolinës"- iu përgjigj sekretarja.

Halli që na ka zënë është se drejtori jonë nuk e vë hiç në tavolinë për ta matur, po i vë vizat/fashot ku t’i dojë qejfi.