AKTUALITET, 27 Maj 2023, 15:25

Ish-punonjësja e BSH në burg për mashtrim/ “U takuan në Astir”, si u njoh Milena Deraj me familjen Ferracaku dhe i mori 340 mijë euro

Ish-punonjësja e BSH në burg për mashtrim/ “U takuan

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me skemën e mashtrimit që përdori Milena Deraj, ish-punonjësja e Bankës së Shqipërisë që ndodhet pas hekurave.

Gazetari Eni Ferhati zbuloi detaje të reja në lidhje me dosjen hetimore, sa i takon Derajt, e cila i mori familjes Ferracaku 340 mijë euro, me pretendimin se do të hiqte dy burgime të përjetshme për dy anëtarë të kësaj familjeje, të përfshirë në një ngjarje kriminale në Velipojë në vitin 2021.

Ferhati zbuloi se Deraj u lidh rastësisht me një anëtare të familjes Ferracaku në zonën e Astirit dhe i mori paratë me këste të ndryshme me pretendimin se do të gjente një avokat që do të hiqte burgimin e përjetshëm. Por pasi u refuzua nga disa avokatë, përfshirë dhe ish-prokuroin Arjan Ndoj, Deraj thotë se u mor peng në Shkodër nga anëtarët e familjes Ferracaku nën kërcënimin e armës për t’i kthyer paratë.

“Është njohur krejt rastësisht me anëtarë të familjes Ferracaku, të cilët kishin një proces gjyqësor dhe kërkonin të shmangnin akuzën e burgimit të përjetshëm për disa anëtarë të kësaj familjeje. Ajo ka rënë në një kontakt rastësor në zonën e Astirit me një anëtare të familjes Ferracaku duke i kërkuar këtë shumë kaq të madhe për të gjetur një avokat. Sipas vetë dëshmisë së Milena Deraj ajo ka shkuar dhe ka kontaktuar ish-prokurorin Arjan Ndoj i cili ushtron tashmë profesionin e avokatit, por zoti Ndoj nuk ka pranuar ta marrë këtë çështje, pasi ka parë gjendjen me të cilat ndodhen aktet dhe provat që ka administruar prokuroria lidhur me akuzën e vrasjes për shtetasit Hasan Abedin dhe Shyqiri Ferracaku, si dhe një nip të tyre. Pasi kishte marrë paratë në disa këste dhe nuk po gjente një avokat që të siguronte mbrojtjen ligjore, ajo ka rënë pre e kërcënimit të kësaj familjeje. Është marrë peng në Shkodër sipas saj, ku i kanë bërë dhe një video. Është mbajtur gjatë gjithë kohës nën kërcënimin e armës por pa e dhunuar atë”, tha Ferhati.